Serbia e lut Rumaninë “të ndihmojë në gjetjen e kompromisit për Kosovën” - Lajme - Kosova Sot
Serbia e lut Rumaninë “të ndihmojë në gjetjen e kompromisit për Kosovën”

Serbia e lut Rumaninë “të ndihmojë në gjetjen e kompromisit për Kosovën”

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se e ka lutur kryetarin e Rumanisë Klaus Verner Johanisin që ta ndihmojë në përpjekjet e Beogradit për gjetjen, siç ka thënë ai, të kompromisit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Bukuresht, ka thënë se e ka njoftuar kryetarin rumun me bisedat që ka pasur me kancelaren gjermane Anglea Merkel lidhur me Kosovën si dhe për të gjitha ato që ai i ka quajtur të rëndësishme për kompromisin që e dëshiron rreth saj.

Siç ka thënë ia, njofton rts, Rumunia është vendi më i madh në rajon dhe njëri nga pesë vendet në Bashkimin Europian që e ka njohur Kosovën dhe për këtë arsye “ndihma rumune për kompromisin që do të ishte shumë e rëndësishme”, ndërsa e ka falënderuar Bukureshtin që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Janë të rrallë popujt në rajon me të cilët nuk kemi luftuar dhe me të cilët nuk kemi pasur konflikte. Me rumunët kjo nuk ka ndodhur kurrë”, ka thënë Vuçiq.

(Kosova Sot)

22 orë e 52 minuta më parë
18/12/18