Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja e gruas në Kosovë të përmirësohet

  • 08 March 2018 - 15:17
Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja e gruas në Kosovë të përmirësohet

Haradinaj,ishte në tryezën e diskutimit “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe 

Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja e gruas në Kosovë të përmirësohet

Duke uruar që 8 Marsi i vitit që vjen të jetë me më shumë rezultate në avancimin dhe ngritjen e vetëdijes së ndërsjellë, kryeministri  Haradinaj, tha se porosia e ditës së sotme është edhe një kthim në vëmendje për një temë që në Kosovë është në fazë të hershme dhe që e obligon shumë vendin tonë

 Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori  pjesë në tryezën e diskutimit “Avancimi i Agjendës për Barazi Gjinore dhe fuqizimi i grave në Kosovë parakusht për zhvillim të qëndrueshëm”, që u organizua nga Agjencia për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit.Duke uruar që 8 Marsi i vitit që vjen të jetë me më shumë rezultate në avancimin dhe ngritjen e vetëdijes së ndërsjellë, kryeministri  Haradinaj, tha se porosia e ditës së sotme është edhe një kthim në vëmendje për një temë që në Kosovë është në fazë të hershme dhe që e obligon shumë vendin tonë.Një pjesë e vështirësive për barazinë gjinore, kryeministri Haradinaj tha se vjen edhe nga mënyrën e jetesës në të kaluarën, e zhvillimit ekonomik, që është jo proporcional në raport qytet-fshat.Me këtë rast, kryeministri foli edhe për të drejtën në pronë, duke theksuar se është momenti i fundit që kjo çështje të rregullohet dhe trashëgimia t’u lihet të gjithë fëmijëve, qoftë ai djalë apo vajzë.Duke u ndalur te përfaqësimi i gjinisë femërore në institucione, kryeministri Haradinaj tha se populli që është popull i Nënës Terezë është dashur të prijë me barazinë gjinore para shumë popujve tjerë.“Nuk i ikim përgjegjësisë dhe qëllimit që gjendja të përmirësohet”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Strategjia, programi i Kosovës për barazi gjinore, që parashihet të përmbyllet deri në qershor duhet të jetë i zbatueshëm dhe jo të ndodh si në praktikat e deritanishme.Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore në Zyrën e Kryeministrit, Edi Gusia, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar punën drejtë fuqizimit ekonomik të rolit të grave dhe vajzave. “Për më tepër ky përkushtim tregohet edhe me një dokument Strategjik të cilin Qeveria e Kosovës është duke e hartuar, që është Programi i Kosovës për Barazi Gjinore, që është e vetmja politikë publike e cila i obligon institucionet të hartojnë një program specifik i cili do të adresoj, koordinoj dhe udhëzoj rrugën drejt përfshirjes së grave dhe vajzave në jetën politike, publike dhe në të gjitha sferat tjera të jetës”, tha Gusia.

(Kosova Sot)