Sefaj takon zjarrëfikësit, u premton statusin juridik

  • 08 March 2018 - 16:17
Sefaj takon zjarrëfikësit, u premton statusin juridik

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka takuar sot përfaqësuesit nga Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës, ku u diskutua për mbarëvajtjen, të arriturat dhe sfidat me të cilat përballën zjarrfikësit e Kosovës si shërbim emergjent i domosdoshëm.

Ministri Sefaj vuri në dukje rolin për misionin human që kanë dhe punën që bëjnë në shërbim të qytetarëve.

Sipas një komunikate të MPB-së, në këtë takim u diskutua për nevojat dhe kërkesat që kanë zjarrfikësit për përmbushjen e misionit të tyre.

Ministri Sefaj rikonfirmoi mbështetjen e tij për këtë institucion të sigurisë dhe theksoi se është duke u angazhuar për zgjidhjen e statusit juridik të tyre, me qëllim që në të ardhmen zjarrfikësit të menaxhohen nga Agjencia për Menaxhim Emergjent.

(Kosova Sot)