Vëllai i Fatmir Limajt: Aromën e lirisë po e frymojmë pas 20 viteve luftë
Vëllai i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, Demiri është shprehur i gëzuar me vendimin e drejtësisë për lirimin e tij nga akuzat për krime lufte në rastin “Bellanica”.
Ish deputeti I Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’, se pas 20 viteve luftë për liri e drejtësi më në fund po e frymojnë aromën e lirisë dhe të drejtësisë.
“20 vite lufte për liri e drejtësi. Më në fund, po frymojmë aromen e lirisë dhe të drejtësisë”, ka shkruar ai në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjakove e liroi sot nga akuza zëvendëskryeministrin Limaj për krime lufte.
Limaj në fund të vitit të kaluar u shpall i pafajshëm edhe për rastin e njohur si MTPT.
(Kosova Sot)