Konfirmohet data e takimit Kosovë- Serbi

  • 09 March 2018 - 14:23
Konfirmohet data e takimit Kosovë- Serbi

Maja Kocijancic zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë ka thënë se marrëveshja për formimin e komunave me shumicë serbe duhet të zbatohet pa u vonuar më shumë.

Ajo ka thënë për mediat serbe raundi i radhës së bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nga 19 deri më 21 mars.

“Që nga fillimi ne ishim të qartë me të dyja palët se marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet pa u vonuar. Kjo vlen edhe për të gjitha marrëveshjet tjera të arritura në kuadër të dialogut që u mbajt në Bruksel”, ka thënë Kocijanciq.

(Kosova Sot)