Labinot Tahiri ndryshon mendje: S’e di a e votoj Demarkacionin

  • 20 March 2018 - 18:08
Labinot Tahiri ndryshon mendje: S’e di a e votoj Demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri është shprehur pesimist, nëse do të jap votën “pro” marrëveshjes për demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Tahiri është një nga deputetët që ka qenë pro Demarkacionit, por tash ka thënë se nuk është më i sigurt, pasi kalimi i demarkacionit po varet edhe nga votat e Listës Serbe.

Deri sot kam qenë pro Demarkacionit, por tash nuk e di meqë nuk po varet vetëm nga vota shqiptare, ka deklaruar Tahiri.

(Kosova Sot)