Frei: Serbia nuk mund të qëndrojë në dy karrige
Në politikën e jashtme, Serbia nuk mund të qëndrojë në dy karrige, vlerëson deputeti i Unionit Demokrstian (CDU) në Bundestag, Thorstein Frei.
Ai ka sqaruar se në çdo vend duhen marrëdhënie të mira me Rusinë, të cilat i dëshiron edhe Bashkim Europian, porse ato duhet të bazohen në të drejtën ndërkombëtare.
Ai, siç përcjell FoNet, ka përkujtuar se vendet BE-së zhvillojnë një politikë të jashtme e të sigurisë dhe se duhet të respektohet ky parim ashtu që zëri i Unioni të dëgjohet qartë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Frei ka thënë se e kupton Serbinë që e ka të vështirë ta njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE.
(Kosova Sot)