Sërish sulme në Siri

  • 19 April 2018 - 15:25
Sërish sulme në Siri

Forcat ajrore irakiane kanë kryer sulme kundër pozicioneve të Shtetit Islamik në Siri, ka thënë zyra e kryeministrit Haider al-Abadi

Ato janë kryer në koordinim me qeverinë siriane, konfirmon ushtria siriane.

Sulmet ajrore dëshmojnë kapacitetin e rritur të forcave irakiane për të ndjekur dhe eliminuar terrorizmin, thuhet në deklaratën e kryeministrit irakian.

Bagdadi vendosi avionë luftarakë F16 për të kaluar në Siri dhe për të kryer sulmet, tha gjeneral brigade Rasim Yahya për Reuters.

(Kosova Sot)