Konfirmohet: Partia e Erdoganit humb shumicën, në parlamentin turk
Turqit sot kanë votuar në zgjedhje, përveç për president, edhe për parlamentin e ri.
Siç raporton e përditshmja prestigjioze britanike, The Guardian, partia pro-kurde HDP është shumë afër të arrijë minimumin prej 10 për qind të votave që nevojitet për përfaqësim parlamentar.
Një rezultat i tillë sipas të gjitha gjasave do të bënte që partia AKP e presidentit Recep Tayyip Erdogan ta humbte shumicën në parlament, lajm i cili tashmë është konfirmuar.
(Kosova Sot)