Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme
Qytetarët mendojnë se zgjedhjet janë të nevojshme për të sjellë në pushtet një udhëheqje të përgjegjshme
Xhemail Luta thotë se zgjedhje të reja duhet te ketë. “Duhet të freskohet më shumë makineria udhëheqëse e shtetit. Janë te vendosur njerëzit në vende pune të profileve jo adekuate”, është shprehur ai.
Bashkim Lajç thotë se arsyet për zgjedhje të reja janë qeverisja jo e mirë, në të gjitha fushat, jo menaxhimi i mirë me buxhetin, lëshimi pe ndaj atyre që kërkojnë tokë dhe pushtet ne Kosove, sjelljet dhe angazhimet joserioze te qeveritareve etj.
Enver Morina mendon se gjithçkaje i ka humbur kuptimi dhe në situatën aktuale gjithçka duket e pa vlerë. “Në këtë rast mendoj se edhe çështja e zgjedhjeve nuk qon ndonjë peshë”.
Meriton Arifi thotë se nuk duhet te ketë zgjedhje të reja, për arsye se çdo herë ka vonesa sa i përket konstituimit të qeverive të reja dh ashtu po pëson vendi dhe më së shumti po e pësojnë qytetarët.
(Kosova Sot)