Beqiri: Serbia eksporton produkte pa asnjë pengesë,ndërsa eksportet që i bënë Kosova në Serbi, ka pengesa të kohëpaskohshme doganore

  • 22 July 2018 - 14:07
Beqiri: Serbia eksporton produkte pa asnjë pengesë,ndërsa eksportet që i bënë Kosova në Serbi, ka pengesa të kohëpaskohshme doganore
 Eksperti i ekonomisë Lulzim Beqiri, për gazetën " Kosova Sot", tha se bilancet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të mbesin në disproporcion të madh, por është me rëndësi të theksohet se Serbia eksporton produkte pa asnjë pengesë, ndërsa edhe ato eksporte të pakta që i bënë Kosova përmes Serbisë, ka pengesa të kohëpaskohshme doganore. Ditë më parë, ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka vendosur masën mbrojtëse për prodhuesit vendorë. Që nga data 23 tetor, mielli që importohet nga Serbia do të paguajë tarifë prej 0.04 centë për import të këtij produkti. Me këtë vendim, MTIja e udhëzon Doganën e Kosovës që t'i ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e prodhuesve të miellit duke e aplikuar tarifën prej 0.04 centë. "Masat mbrojtëse për pemët dhe perimet kanë ngjallur shumë reagime në vendet e rajonit, por kanë gëzuar prodhuesit e Kosovës, çka mendoj se Kosova ka të drejtë t'i mbrojë prodhimet e saj, dhe të ngritë kapacitetet e saj, sidomos për prodhimet tradicionale që i kultivon", u shpreh ai. "Vendimi i ministrit të ri të Qeverisë së Kosovës, Bajram Hasani, meriton respekt të veçantë, sepse është ministri i vetëm deri më tani, i cili mbron prodhimet vendore në këtë mënyrë, të cilat i mbron çdo shtet normal, një veprim i tillë vjen në kohën kur Kosova ka sasi të bollshme ose ka sasi të mjaftueshme për një kohë të gjatë, çka mendoj se nuk bie ndesh me parimet e CEFTA-s apo edhe MSA-së", vlerësoi Beqiri.

(Kosova Sot)