Udbashët janë ulur ‘këmbëkryq’ nëpër organe shtetërore

  • 24 August 2015 - 19:10
Udbashët janë ulur ‘këmbëkryq’ nëpër organe shtetërore

Ligji i Lustracionit mund të pastrojë skenën 

Berisha: Ish-bashkëpunëtorët e UDB-së dhe bashkëpunëtorët e shërbimit sekret serb gjenden nëpër institucione


"Është e vërtetë që në Maqedoni është një pushtet me një regjim proserb. Është e vërtetë se në Kosovë udbashët e drejtojnë jetën mikropolitike, sepse atë makro e drejtojnë amerikanët. Me bombardimet e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës, udbashët kanë përjetuar një shok momental, por e kanë rimarrë veten pas shpalljes se Pavarësisë së Kosovës. Tani janë në shumë pozita kyçe të shoqërisë kosovare", thotë Nexhmedin Spahiu për "Kosova Sot" 

Para pak ditësh një ish-udhëheqës i lartë i Kroacisë, Josip Manoliq, ka deklaruar se edhe sot në udhëheqjet e shteteve që kanë dalë nga ish-Jugosllavia ka një numër jo të vogël të UDB-së ose bashkëpunëtoreve të UDB-së, ku pasardhësit e familjareve të tyre gjenden me pozita të larta shtetërore në të gjitha shtetet, e sidomos në Maqedoni, Kosovë dhe Serbi. Ata janë në pozita të larta të shteteve të lartpërmendura, janë të fuqishëm në bizneset oligarkike të lidhura me pushtetin, po ashtu janë të fuqishëm në media, janë të lidhur edhe me shërbime sekrete, sikur edhe janë të lidhur edhe me kartelet e drogës, trafikimeve të paligjshme, kontrabandës dhe tepër të dëmshëm për shtetet ku ata gjenden dhe veprojnë. Politologu i njohur, Nexhmedin Spahiu, thotë se është e vërtetë që ka shumë njerëz të UDB-së që kanë pozita të larta shtetërore. "Është e vërtetë që në Maqedoni është një pushtet me një regjim proserb. Është e vërtetë se në Kosovë udbashët e drejtojnë jetën mikro-politike, sepse atë makro e drejtojnë amerikanët. Me bombardimet e NATO-s dhe çlirimin e Kosovës, udbashët kanë përjetuar një shok momental, por e kanë rimarrë veten pas shpalljes se Pavarësisë së Kosovës. Tani janë në shumë pozita kyçe të shoqërisë kosovare", tha Spahiu për "Kosova Sot".... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)