Ish-kolegu i Millosheviçit: Pse Serbia mbetet faktor kyç i destabilitetit në rajon dhe kur mund të ketë këmbim territoresh - Lajme - Kosova Sot
Ish-kolegu i Millosheviçit: Pse Serbia mbetet faktor kyç i destabilitetit në rajon dhe kur mund të ketë këmbim territoresh

Ish-kolegu i Millosheviçit: Pse Serbia mbetet faktor kyç i destabilitetit në rajon dhe kur mund të ketë këmbim territoresh

 

Ish-udhëheqësi i fundit komunist i Kosovës, Azem Vllasi, ka akuzuar Beogradin si nxitës të konflikteve, e cila sipas tij trashëgon enden traditën politike millosheviçiane.

I intervistuar nga media boshnjake në kuadër të zhvillimeve më të fundit, Vllasi tha se prej atyre që mbajnë autorësinë e konflikteve, vështirë të presësh rregullim demokratik të çështjeve ndërnacionale e ndërshtetërore

“Vuçiç dhe njerëzit rreth tij, autoritetet politikëbërëse në Serbi, janë ata të cilët organizuan konfliktet, luftërat për spastrim etnik në funksion të kufijve të rinj të Serbisë së Madhe. Ndaj dhe ata nuk dijnë e as num munden që në mënyrë demokratike, përmes dialogut, të zgjidhur problemet me fqinjët. Kjo nuk do të ndodhë, sepse ato i kanë krijuar vetë këto probleme. Vuçiç dhe kompania e tij, edhe pse në rrethane të ndryshme, drejtojnë si pasardhës të politikës së Millosheviçit dhe Sheshelit, pasi edhe në politikë dolën nga shkolla e tyre. Edhe pse ata e dinë se Kosova definitivisht është e pavarur nga Serbia, që nga qershori i vitit 1999, ata po nxisin kriza.

Në të njëjtën kohë, në Kosovë, shqiptarë dhe serbë, si gjithë të tjerët, jetojnë normalisht në paqe dhe askush nuk rrezikon askënd. Vuçiç ka një nevojë të brendshme për të gënjyer për publikun e tij se serbët në Kosovë janë të rrezikuar, në mënyrë që të dërgojnë mesazhe që se po u bëhet mbrojtësi i tyre”, tha Vllasi.

Ndërsa i pyetur për autonominë që kërkojnë serbët, ndryshe Asosacionin e Komunave, Vllasi përgjigjet:

“Është e paqartë se çfarë autonomie do të ishte për rreth 30,000 serbë të Kosovës që jetojnë në Veri, ndërsa në pjesë të tjera të Kosovës ka rreth 60,000 sosh. Pa urdhra të Beogradit, serbët e Kosovës nuk bëjnë asgjë. Dhe është Beogradi që i nxit, sepse është fjala për të kapur burime si ” Trepça ”, apo impiante të rëndësisë jetike siç është ” Gazivoda” në kufi me Sanxhakun. Megjithatë, nuk do të lejohen procedura jashtë rendit kushtetues të Kosovës. Kosova si shtet, bën dhe do të bëjë të gjitha që dhe serbët, si dhe qytetarët e tjerë të Kosovës, të jetojnë normalisht dhe në mënyrë të sigurtë. Ama që të manipulohen në mënyrë që të mund të rrëmbejnë pjesë të Kosovës, kjo nuk do të lejohet kurrë. Për ne, çdo pjesë e Kosovës është njësoj e rëndësishme dhe me të gjitha mjetet do të mbrojmë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës”, theksoi ish-politikani dhe shtetari i lartë i ish-Jugosllavisë.

Vllasi u pyet gjithashtu dhe skenarët e përfolur të shkëmbimit të mundshëm të territorit, ku në qendër është fati i Luginës së Preshevës, gjë të cilën Presidenti Thaçi nuk e ka përjashtuar si mundësi.

“Në shtetet e rregulluara në mënyrë demokratike, udhëheqësit politikë duhet të punojnë gjithmonë për të siguruar që të gjithë qytetarët, pavarësisht nga nacionaliteti i tyre, të ndihen mirë në vendin ku jetojnë; të mos jenë të diskriminuar në nivel kombëtar. Ata që nuk janë në gjendje të bëjnë këtë, ofrojnë dallime etnike si zgjidhje. Dhe kjo gjithmonë çon në probleme edhe më të mëdha, madje edhe në luftëra. Për shkak të politikës së delikuencave etnike dhe pastaj territoriale, filluan luftërat dhe vuajtjet në ish-Jugosllavi. Njeriu i një politike të tillë ishte Sllobodan Millosheviç dhe pasuesit e tij vazhduan. Duhet ditur e kuptuar se nuk ka vende etnikisht të pastra, sepse ato thjesht janë të pamundura. Nuk do të ketë ndryshime kufijsh apo shkëmbim territoresh. Në territorin e ish-Jugosllavisë, ku tani kemi shtatë shtete, çështja e kufijve ka mbaruar. Ama kur Serbia dhe Kosova të pranohen reciprokisht dhe të normalizohen marrëdhëniet e tyre brenda kufijve ekzistues, mund të bien dakord për një korrigjim kufitar ose shkëmbim territorial. Kjo lejohet sipas ligjit ndërkombëtar, me kusht që asnjë vend i tretë të mos dëmtohet. Megjithatë, korrigjimi i kufijve ose shkëmbimi i disa pjesëve të territorit, janë të kushtëzuara nga disa arsye natyrore, gjeografike, nga tregues në terren apo interesa të tjera. Prandaj, ato janë më teknike sesa ato politike”, theksoi Azem Vllasi në intervistën e tij.

Në fund ai konkludon duke thënë se Serbia mbetet një faktor kyç për paqëndrueshmërinë dhe krizat e mundshme në rajon, pasi pas saj qëndron Rusia.

“Para së gjithash, sepse Rusia për serbët është shpresa kryesore e këtij rajoni. Rusia është një faktor i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajonin tonë për shkak të rivalitetit me Perëndimin. Një tjetër arsye që Serbia përbën një kërcënim për stabilitetin në rajon janë aspiratat e saj të pamohueshme për zgjerimin territoriale”, u shpreh Vllasi.

(Kosova Sot)

2 orë e 5 minuta më parë
12/12/18