VV-ja demanton lajmin për kërcënimin e ministrit Abrashi
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj lajmit për kërcënimin e ministrit Arban Abrashi nga një aktivist i kësaj lëvizje.
Përmes një komunikate për medie, VV-ja thotë se në këtë lëvizje nuk ka asnjë activist me emrin Alban morina, nga i cili thuhet të jetë ëkrcënuar ministri Abrashi.
“Është e pakuptimtë lidhja qe po i behët një përdoruesi të facebook-ut qe e paska kërcënuar ministrin Abrashi, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Në VETËVENDOSJE! nuk ka asnjë aktivist apo anëtar me emrin Alban Morina.
Çdo raportim që një aktivist i VETËVENDOSJE!-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.-