I ofroi ryshfet 5 euro zyrtarit policor“për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 09:09
I ofroi ryshfet 5 euro  zyrtarit policor“për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pasi i njëjti i kishte ofruar ryshfet zyrtarit policor, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje

“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)