Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?
Ngjarjet e ditës së sotme
Let’s Do It Kosova organizon aksionin e radhës në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” (Pranë stadiumit “Fadil Vokrri”, ora 09:00)
Kolegji “Tempulli” i mbështetur nga Oda Ekonomike Gjermane dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit organizojnë tryezë diskutimi për të shënuar Ditën Evropiane pa Viktima në Rrugë (Ndërtesa e OEGJK, në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, ora 09:00)
Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan organizon provimin pranues për studentë të rinj. (Universiteti i Gjilanit, ora 09:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe pranë arkivolit të Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)
Kryeparlamentari Kadri Veseli bën homazhe me rastin e rivarrimit të dëshmorit Ahmet Krasniqi (Holli i Kuvendit, ora 10:00)
Oda Ekonomike Amerikane organizon tryezën e titulluar “Disponueshmëria e Fuqisë Punëtore në Kosovë” (Salla e konferencave Orion, ora 10:00)
Projekti rajonal "Rrjeti i Veprimit për Ndërtimin e Ripërtëritjes Urbane në Evropën Juglindore" - SEE URBAN" organizon ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes Ndër-Komunale për themelimin e rrjetit "Ripërtëritja nga Fatkeqësitë për komunat e Istogut, Klinës, Malishevës dhe Pejës” (Hotel Sëiss Diamond, ora 10:00)
Mbahet konferencë për përgatitjet lidhur me 20 vjetorin e Epopesë së Jezercit (Salla e Kuvendit në Ferizaj, ora 10:00)
Ushtrues i Detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Komunën e Prizrenit (Ndërtesa e komunës se Prizrenit, ora 10:15)
ADMOVERE publikon raportin “Stafi Akademik i UP-së – studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë” (Qendra informative kulturore e BE-së, ora 11:00)
Në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit, Lec Gradica, mbahet manifestim përkujtimor (Gradicë në Drenas, ora 12:00)
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës organizon akademi letrare për Adem Demaçin (Biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” ora 12:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për Dëshmorët e Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Teatri Kombëtar, ora 12:30)
Akademia Regjionale Politike organizon panel të hapur me temën “Kosova dhe Integrimet Europiane” (Hotel Sirius, ora 13:00)
Bëhet rivarrimi i Rivarrimin e Dëshmorëve të Kombit, Kolonel Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi. (Varrezat e Dëshmorëve, ora 14:00)
Mbahet Edicioni i II-të i Festivalit Ballkanik të Folklorit (Sh.F.M.U. “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 18:00)
Academic English Center KS organizon ngjarjen e promovimit të librit të parë me thënie në gjuhën angleze, botim i parë i këtij lloji me autor kosovar i lindur në Libi. (Ambientin e qendrës Academic English Center KS, afër sheshit “Zahir Pajaziti”, prapa bankës TEB, ora 19:00).
(Kosova Sot)