Fillon protesta e Veteranëve të UÇK-së
Ka filluar protesta e paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.
Kjo organizatë ka ftuar bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetarët të protestojnë, siç kanë thënë ata kundër padrejtësisë së radhës që po i bëhet luftës së shenjtë të UÇK-së, protestuesit po mbajnë në duar pankarta të ndryshme ku kanë shkruar (Nuk t’i duam paratë, por as ofendimin, Mashtrues jeni ju e jo ne),e të tjera.
Protesta po mbahet te Pallati i Drejtësisë.
Kujtojmë se së fundi në opinion është ngritur tema e veteranëve të rremë dhe atyre që përfituan jashtëligjshëm nga ky status.
(Kosova Sot)