Erdogan – Vuçiqit: Mbështes çdo marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

  • 17 October 2018 - 09:56
Erdogan – Vuçiqit: Mbështes çdo marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan në një bisedë telefonike me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq ka theksuar nevojën për të vazhduar dialogu Beograd-Prishtinë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje kompromisi.

Ai ka theksuar se do të mbështes çdo marrëveshje që do të arrihet mes të serbëve dhe shqiptarëve.

Erdogan tha se pret që kreu i shtetit serb të jetë mysafir në ceremoninë e hapjes të aeroportit të ri të tretë në Stamboll në Ditën e Republikës së Turqisë më 29 tetor.

Me këtë rast do të nënshkruhen kontratat e para për ndërtimin e rrugëve në Serbi, veçanërisht në rrugën Novi Pazar-Tutin

(Kosova Sot)