Luani me sy të nxirë në kopshtin zoologjik të Fierit, nis zhvendosja nga inspektorët e mjedisit
Një ditë më parë media britanike “Daily Mail” i kushtoi një artikull disa kafshëve të mbyllura në një kopsht zoologjik privat në Fier.
Ajo që ishte më trishtuese ishte një luan me sy të nxirë, ndërsa britanikët e quajtën këtë vend si “Kopshti Zoologjik i Ferrit:.
Sipas artikullit kafshë të tjera si zebra, një ari apo një ujk i dobët, jetojnë të izoluar dhe pa ushqim në këto kafaze.
Por pas përhapje së lajmit reagoi edhe ministri i Mjedisit, Blendi Klosi.
“Në përgjigje të lajmit të publikuar në “Daily Mail” dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit”
(Kosova Sot)