Sot gjatë gjithë ditës gjysma e Tiranës do jetë pa drita
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në kuadër të masave për të rritur sigurinë në sistemin e shpërndarjes në energjisë, sot do të ketë ndërprerje të energjisë.
Duke nisur nga Kashari, Yrshek, Katund i Ri, dhe Allhjatë do të ketë mungesë energjie nga ora 09:00 deri në 16:00.
“Ne kuader te masave per rritjen e sigurise se furnizimit me energji elektrike, Drejtoria Rajonale e OSHEE do te kryeje sot nga ora 09:00 deri ne 16:00 remond ne fiderin 101 te Nst Mëzez.
Gjate kesaj kohe do te mungoje energjia elektrike ne keto zona: Kashar, Yrshek, Allhjatë, Katund i Ri, zona prane TCH, dhe bizneset perreth.
OSHEE kerkon mirekuptimin e klienteve per kete nderhyrje te nevojshme”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot)