Zyrtarja e AKR-së, ministrit të brendshëm:'O sillu në mënyrën njerëzore o do të largohesh edhe ti' (Foto)
I posa emëruari në postin e Ministrit të Brendshëm të Kosovës, z.Ekrem Mustafa, nga radhët e AKR-së, duket se e ka filluar me ters pozitën e re, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Kjo pasi zyrtarja nga po e njejta parti, Mexhide Hoxha, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shprehur indinjatën e saj kundrejt ministrit Mustafa dhe vasalëve të tij, të cilët po e keqpërdorin etikën e punës, ajo shkon edhe më larg, duke potencuar se si "Një ministër i posa emëruar nga radhët e Akr-së të filloj ti bllokoj ata të cilët e ndihmuan në ngritje?!".
Derisa e përfundon statusin e saj me fjalët:"O sillu në mënyrën njerëzore o do të largohesh edhe ti, këtë rast nga mos edukata dhe loja me rrugaqë".
Për ta pasqyruar edhe më qartë më poshtë e keni statusin origjinal të zyrtarës së AKR-së, Mexhide Hoxha, dhe fotografitë përcjellëse.
(Kosova Sot)