Haradinaj: Po e transformojmë shëndetësinë
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në Kongresin e Parë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, me karakter ndërkombëtar, ku ka theksuar se kjo është një mundësi e mirë për shkëmbim të përvojave ndërmjet profesionistëve dhe për avancimin e kësaj dicipline mjekësore.
“Qeveria e vendit po lufton për dinjitetin e pacientit, dhe në këtë drejtim është e angazhuar për shëndetësi cilësore, duke rritur performancën e personelit dhe avancimin e teknologjisë”, ka thënë Haradinaj.
Sipas tij, pos Ligjit të Pagave, nga i cili përfitojnë rritje mjekët dhe personeli mbështetës, jemi të fokusuar në transformimin rrënjësor të shëndetësisë.
(Kosova Sot)