Maqedoni: Sot një javë gati amendamentet për ndryshimet kushtetuese
Ndonëse Qeveria ka 15 ditë afat për propozimin e amendamenteve, nga burime brenda LSDM-së mësohet se të hënën e ardhshme amendamentet do të jenë gati.
Përveç 4 amendamenteve të paralajmëruara, do të shtohet edhe amendamenti i 5-të nga opozita, me të cilin synohet rregullimi i çështjes së kombësisë dhe identitetit në Kushtetutë.
Ky informacion nuk është konfirmuar as demantuar nga opozita.
Pas debatit në komision, në fazën e shqyrtimit me amendamente do të ndërhyjë edhe opozita shqiptare.
(Kosova Sot)