Edhe pak ditë nga votimi për INTERPOL, Hoxhaj ka një mesazh për Serbinë

  • 16 November 2018 - 19:08
Edhe pak ditë nga votimi për INTERPOL, Hoxhaj ka një mesazh për Serbinë

Pak ditë para se të votohet për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Serbia nuk duhet të ketë frikë nga anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë.

Përmes rrjetit social Twitter Hoxhaj u shpreh se Serbia ka histori të njohur për abuzime me INTERPOL-in.

“Serbia ka një histori të njohur të keqpërodrimit të INTERPOL-it, si formë të agresionit kundër fqinjëve të saj. Kosova ka një histori të njohur të bashkëpunimit me agjencitë e zbatimit të ligjit. Serbia nuk do të duhej të frikësohej nga Kosova në INTERPOL, por nga e kaluara e saj e pazgjidhur kriminale”, ka shkruar ai.

Në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Dubai, Kosova pret për t’u bërë pjesë e kësaj organizate që për bazë ka bashkëpunimin policor.

Në opinion ka zëra pozitiv për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

 

(Kosova Sot)