Edhe sikur të gjithë abstenuesit të votonin pro, Kosova nuk do të pranohej në INTERPOL

  • 20 November 2018 - 11:11
Edhe sikur të gjithë abstenuesit të votonin pro, Kosova nuk do të pranohej në INTERPOL

Kosova ka dështuar të pranohet në INTERPOL sot.

Në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtur në Dubai, Kosova ka marrë 68 vota pro, 51 kundër dhe 16 abstenime, nga 135 në total.

Kriteri për pranim në INTERPOL është 2/3 e votave të shteteve që marrin pjesë në votim, pa llogaritur abstenimet.

Megjithatë, hipotetikisht, edhe nëse të gjitha shtetet që abstenuan në raundin e dytë do të votonin PRO për Kosovën, Kosova nuk do të pranohej në INTERPOL.

Kjo sepse, 2/3 e 135 votave është 90 vota, kurse votat pro (68 vota) bashkë me abstenimet (16 vota) do të bëheshin 84 në total.

(Kosova Sot)