Vajza e presidentit Trump e ka përdorur e-mailin personal për punë qeveritare

  • 20 November 2018 - 18:06
Vajza e presidentit Trump e ka përdorur e-mailin personal për punë qeveritare

Vitin e kaluar, vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump, e ka përdorur e-mailin e saj personal për të diskutuar për punë të Shtëpisë së Bardhë. Gazeta amerikane “The Washington Post” ka raportuar se Shtëpia e Bardhë e ka bërë një hetim rreth përdorimit të e-mailit nga ana e saj dhe u dëshmua se ajo e kishte përdorur e-mailin e saj personal përgjatë pjesës më të madhe të vitit 2017.

Besohet se ajo e ka përdorur adresën personale elektronike për t’iu shkruar zyrtarëve të kabinetit, ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë dhe disa asistentëve. Rregullorja e Presidencës kërkon që të gjitha komunikimet e Shtëpisë së Bardhë të jenë të ruajtura.

Kryeari ekzekutiv i një grupi përcjellës, të quajtur “America Oversight”, reagoi ndaj këtyre gjetjeve, duke thënë: “Familja e presidentit nuk është mbi ligjin dhe ekzistojnë disa pyetje serioze, të cilat Kongresi duhet që menjëherë t’i hetojë. A i ka raportuar Ivanka Trump të gjitha e-mailat që duhet të ruhen sipas ligjit? A ka dërguar ajo të dhëna të klasifikuara përmes një sistemi privat?

Përdorimi i e-mailit privat nga ana e Ivanka Trumpit është i ngjashëm me përdorimin e një serveri privat të e-mailave nga ish-sekretarja e shtetit, Hillary Clinton. Kjo çështje kishte qenë në qendër të kritikave të presidentit të tanishëm, i cili e kishte përdorur këtë temë si pjesë të fushatës zgjedhore në vitin 2016.

Disa këshilltarë të presidentit Trump ishin alarmuar kur e dëgjuan lajmin e përdorimit të e-mailit privat nga vajza e tij sepse ky rast ngjan shumë me rastin e Hillary Clintonit. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë së pari e kuptuan këtë rast përmes lëndës që është dërguar në gjykatë nga organizata “America Oversight”, shkruan “CNN.

 

(Kosova Sot)