PRETENI:ME KËTË TEMP DHE ME KËTO LËNDË SISTEMI I DREJTËSISË DO TË SHPALLË SHUMË SHPEJT KAPITULLIMIN

  • 22 November 2018 - 12:31
PRETENI:ME KËTË TEMP DHE ME KËTO LËNDË SISTEMI I DREJTËSISË DO TË SHPALLË SHUMË SHPEJT KAPITULLIMIN

Sipas njohësit të kësaj fushe, Hasan Preteni, janë shumë palë edhe të painformuara, sepse ka nga ata që për një problem ose padrejtësi u drejtohen gjykatave, por se gjykatave u drejtohen edhe të gjithë ata që për qëllim e kanë prolongimin e një problemi para se ai të zgjidhet."Në botën e civilizuar kërcënimi më i madh është nëse nuk e kryen këtë punë, sepse pala do t'ju padisë, e në Kosovë është komplet e kundërta. luten për t'i paditur. E bëjnë këtë sepse dinë se kurrë nuk do të sanksionohen, nuk do të dënohen. Problemet e mëdha zgjidhen me metoda mesjetare, me kanun. Ta zëmë në komunikacion me pagesën e 50% të dënimit, kurse për pronat e korrupsion "prit gomar deri sa të del bar". Mesatarja e marrjes së epilogut të një rasti është më e gjatë se 8 vjet, ftohen për vuajtje të dënimit edhe personat që me vite nuk janë në këtë botë!. Burgjet janë të mbushura, por në shumicën e rasteve janë me persona në paraburgim, e ka raste kur mbesin aty me vite fakirët dhe varfanjakët që nuk kanë mjete të angazhojnë avokat, e qelben duke pritur mëshirën e gjyqësorit", u shpreh ai."Në burg janë edhe dëmtuesit e pyjeve dhe vrasësit. Vetëm rastet e rënda të vrasjeve po gjykohen, ngase për ata e kanë më lehtë, sepse të gjitha provat shihen dhe nuk mund të mohohen, kurse rastet tjera kundër ekonomisë dhe kundër pasurisë nuk zbardhen asnjëherë. Pra, gjyqësori në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë duhet të krijojnë një bazë të fuqishme ligjore dhe të shikojnë se si të rishikohen këto lëndë. Duhet një renesancë në drejtësi. Me këtë temp dhe me këto lëndë sistemi do të shpallë shumë shpejt kapitullimin. Iniciativa duhet të vjen nga shoqëria civile ose nga qytetarët, sepse nga gjyqësori nuk do të vjen kurrë, ata janë të 'kënaqur' me këtë. Kemi shumë lëndë, pak gjyqtarë dhe nuk po mundemi me qenë më efikas", vlerësoi Preteni për "Kosova Sot". Ai uron që një cunam i fuqishëm ta godasë gjyqësorin, sepse nuk ka zgjidhje tjetër.

 

(Kosova Sot)