Bora bllokon magjistralen Prishtinë-Shkup

  • 10 December 2018 - 10:40
Bora bllokon magjistralen Prishtinë-Shkup

Reshjet që kanë rënë mbrëmë në Maqedoni dhe rajon kanë bërë që disa rrugë të bllokohen.

Mëngjesin e sotëm qytetarët që kalojnë në magjistralen Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas do të duhet të jenë më shumë të kujdesshëm për shkak të rrugëve të bllokuara.

Ndërkaq, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kanë njoftuar se moti gjatë javës do të jetë i ndryshueshëm

“Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të mbaj mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Të hënën parashihet të ketë reshje shiu të cilat vende-vende do të shoqërohen me fjolla bore. Nga e marta deri të enjten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Nga pasditja e së enjtes, kryesisht gjatë natës parashihen reshje kryesisht në formë bore dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Sa i përket fushave barike, pos ditës së hënë, ditët tjera do të kenë ngritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Masat e ajrit do të kenë qarkullim të mjaftueshëm dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s”.

 

(Kosova Sot)