Ahmeti vonon dekorimin e qytetit, Abrashi i referohet si “Sejda”
Deputeti i LDK’së, Bardhyl Meta, ka shkruar sot në Facebook se kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin po e zënë festat e fundvitit në befasi. Meta e ka quajtur Ahmetin dembel dhe të paorganizuar, pasi sipas tij kryeqyteti do duhej të dekorohej deri tani, kur të gjitha kryeqytetet e botës janë dekoruar.
Meta ka shkruar se përveç se është dembel, Ahmeti nuk ka aspak dashuri për qytetin dhe qytetarët e Prishtinës.
E në këtë shkrim të tij ka reaguar edhe Arban Abrashi, ish-kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, i cili e ka quajtur Ahmetin “Sejda”.
Duke shpërndarë fotografi të kryeqytetit të Bosnjes dhe Hercegovinës, Sarajevës, i cili është dekoruar tashmë për festat e fundvitit, Meta ka shkruar se Ahmeti ende “nuk ia mori dorën” dekorimit të kryeqytetit.
Statusi i plotë i Metës:
(Kosova Sot)