Diplomati gjerman: Korrupsioni në Kosovë dëmton edhe taksat e Gjermanisë

  • 10 December 2018 - 13:03
Diplomati gjerman: Korrupsioni në Kosovë dëmton edhe taksat e Gjermanisë

Zëvendës Ambasadori i Gjermanisë, Jan-Axel Voss, ka thënë se korrupsioni në Kosovë përveç që dëmton qytetarët e Kosovës, por edhe ata të Gjermanisë.

“Korrupsioni dëmton të gjitha projektet në të gjitha fushat. Thjesht e dëmton të ardhmen e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe minon besimin tek institucionet, dhe në vend kaq të ri qytetarët duhet t’i besojnë shtetit të tyre. Po ashtu merr burimet edhe nga tatimpaguesit e Gjermanisë, sepse ne investojmë shumë në Kosovë dhe nuk dëshirojmë që ato para të përfundojnë në duar të korruptuarve”, tha Voss në kuadër të hapjes së Javës kundër Korrupsionit.

(Kosova Sot)