Mosha kronologjike dhe ajo biologjike

  • 10 December 2018 - 16:34
Mosha kronologjike dhe ajo biologjike

Profesor Morgan Levine, nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit "Yale", tregon se çdo njeri ka dy mosha: atë kronologjike dhe moshën e fenotipit, apo moshën biologjike. "Njerëzit me të njëjtën moshë kronologjike nuk janë të gjithë njësoj të rrezikuar nga paraqitja e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kanceri, apo edhe nga vet vdekja", thotë Levine. "Ajo që paraqet mosha biologjike, është një ide më e mirë rreth asaj se sa të moshuar jemi në raport me moshën tonë kalendarike.

Plakja me hapa të ndryshëm

"Mosha kronologjike, apo kalendarike nuk tregon me të vërtetë sa të vjetër jemi. Ajo është një numër sipërfaqësor", thotë profesori David Sinclair, bashkëkryesues i Qendrës "Paul F. Glenn" për biologji të plakjes, në Shkollën e mjekësisë në Harvard. "Ne të gjithë plakemi në aspektin biologjik me hapa të ndryshëm, varësisht nga gjenet tona, nga ajo që hamë, sa ushtrojmë dhe ndaj cilave substancave toksike jemi të ekspozuar. Mosha biologjike është ajo që përcakton shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë. Mosha biologjike është ajo që ka rëndësi". Levine dhe ekipi i saj zbuluan nëntë biomarkerë që merren nga gjaku, që duket të kenë ndikim në jetëgjatësi. Këtu përfshihen niveli i sheqerit në gjak, parametrat e veshkave dhe mëlçisë, si dhe parametrat e sistemit.

Metoda për të bërë ndryshime

Njerëzit që kanë moshë biologjike më të ulët sesa mosha e tyre kronologjike, janë më pak të rrezikuar nga vdekja. Por, ndoshta gjëja që ka më së shumti rëndësi këtu, për dallim nga testimet gjenetike, ekzistojnë metoda për të bërë ndryshime. Mjekët mund të apelojnë te pacientët që të bëjnë ndryshime në stil të jetës, dietë dhe ushtrime, por edhe në fjetje, duke ndërmarrë hapa për ta zvogëluar rrezikun dhe për ta përmirësuar moshën biologjike.

 

(Kosova Sot)