Ish-shefi i FBI-së: Duhet ta rrëzojmë patjetër Trumpin më 2020

  • 10 December 2018 - 16:49
Ish-shefi i FBI-së: Duhet ta rrëzojmë patjetër Trumpin më 2020

Ish-drejtori i FBI-së amerikane, James Comey, ka kërkuar nga votuesit amerikanë që t’i japin fund pushtetit të Donald Trumpit, duke e votuar kundërkandidatin e tij demokrat në zgjedhjet që do të mbahen pas dy vitesh.

“Të gjithë ne duhet ta shfrytëzojmë secilën frymëmarrje që të sigurohemi se gënjeshtrat do të ndalen në janar të vitit 2021”, tha Comey në një fjalim publik para audiencës. Ai i luti demokratët që t’i lënë anash dallimet e tyre ideologjike dhe ta zgjedhin një kandidat që përshtatet më së miri për ta mposhtur Trumpin në zgjedhjet e ardhshme.

“Unë e kuptoj faktin se demokratët kanë debate të rëndësishme për atë se kush duhet të jetë kandidati i tyre. Sidoqoftë, ata duhet të fitojnë. Duhet patjetër të fitojnë”, tha ai. Ish-shefi i FBI-së vazhdimisht e përqeshi karakterin e Trumpit, duke thënë se postimet e tij në Twitter mund të jenë edhe subjekt hetimesh për ndërhyrje në punë të huaja, shkruan “CNN”

(Kosova Sot)