Hetimi shokues nga Britania, këto janë keqpërdorimet e Petrit Selimit, “dostit” të Thaçit

  • 11 December 2018 - 12:01
Hetimi shokues nga Britania, këto janë keqpërdorimet e Petrit Selimit, “dostit” të Thaçit

Analisti politik, Haki Abazi, në faqen e tij në facebook ka shkruar për keqpërdorimet e Petrit Selimit, njeriut që poston në twitter të presidentit Hashim Thaçi.

"Ne raportin e komisionit parlamentar hetimor flitet për intervistimet dhe se si nuk është gjetur kontrata për pagesat marramendëse për Geoffrey Nice. Ky është një avokat i njohur nga Tribunali i Hagës për ish Jugosllavinë, që kishte dërguar një letër shumë të qartë e plot idhnim tek qeveria e Kosovës për faktin që nuk ju kishin paguar ratat sipas marrëveshjes që ai kishte bërë me Petrit Selimin. Kur plasi skandali dhe u bë nami e nuk mshehej më elefanti, si duket u bë intervenimi ne metodën mafioze për të mbyllur gojën Geoffre Nice sepse u zbulua që si duket Thaçi kishte qenë i dehur tapë me verërat e shtrenjta kur ka urdhëruar Petrit Selimin që të përdorë shkathtësinë e tij manipulatore për të gjetur autorët, koautoret dhe falsifikatorët e historisë së Kosovës. Ne këtë proces nuk kishin rendësi se sa zero do te kishte mbrapa kontrata", shkruan Abazi, përcjellë Kosova Sot.

"Komisioni parlamentar hetimore për këtë heshtje ka humbur drejtimin në pistën e hetimeve, natyrisht jo me qellim por qe kjo kërkon pak më shumë inovoacion për të gjetur format e sofistikuara të punëve te fëlliqura. Në dëshminë që kanë marrë nga Petrit Selimi, sic thotë raporti, ai ka hedhur poshtë dyshimin se ka pasur një kontratë me Geoffrey Nice. Do të thotë avokati i tribunalit te Hagës sipas Selimit paska qenë i çmendur dhe një ditë u ka kujtuar të kerkojë nga ai dhe qeveria e Kosovës 500 mijë euro borgj pa asnjë kontratë".

Me tej, Abazi shkruan se ne bazë të një hetimi është zbuluar se gjetjet e këtij raporti janë shokuese, e ku janë të përshirë edhe familjarë të Petrit Selimit.

"Por përgjigjja është si duket në sirtarin e Florije Shamollit, prokurore në gjykatën Speciale. Shumë muaj më parë një komision tjetër hetimore nga Britania e Madhe ka bërë një hetim të pavarur për punën e British Council në Kosovë. Ai raport ka gjetur gjerat më të zeza që mund të gjejë dhe natyrisht që paratë e shpenzuara nuk kanë qenë vetëm të qeverisë britaneze por edhe të buxhetit të Kosovës që i janë dhenë në "managjim" British Council natyrisht po kuptohet me qëllimin që kontratat të mos jenë në arkivat e qeverisë së Kosovës por në një orgnizatë tjetër ku ka me pak qasje publiku Kosovar. Gjetjet e këtij hetimi të komisionit Britanik janë shokuese, njerëzit që kanë marrë paratë janë edhe familjare të Petrit Selimit dhe kjo tregon sa te guximshëm janë këta njerëz dhe sa thelle hyn manipulimi i Thaçit. Ata kane guxuar qe te futen përbrenda Ambasadës se Britanisë së Madhe dhe të krijojnë skema manipulimi e keqmenagjimi financiar", ka shkruar Abazi.

Abazi, në fund ka shkruar se largimi prej Presidencës është pak, burgu është vendi ku duhet Thaçi ta lexojë librin për veten.

(Kosova Sot)