Kryeministra May takohet me udhëheqësit evropianë për ta shpëtuar marrëveshjen

  • 11 December 2018 - 14:08
Kryeministra May takohet me udhëheqësit evropianë për ta shpëtuar marrëveshjen

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është takuar sot me disa udhëheqës të shteteve kryesore të Bashkimit Evropian dhe disa zyrtarë tjerë të BE-së, në përpjekje për ta shpëtuar marrëveshjen për tërheqje të vendit të saj nga blloku.

Ajo është duke zhvilluar bisedime me kryeministrin holandez, Mark Rutted dhe kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, pasi e shtyu datën e votimit të marrëveshjes në parlamentit britanik. Kryeministrja britanike ka deklaruar se ka nevojë për t’u siguruar edhe më shumë për planin e kufirit me Irlandën Veriore, në mënyrë që ta sigurojë mbështetjen e deputetëve për marrëveshjen e arritur.

Në anën tjetër, udhëheqësi i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, tha se Bashkimi Evropian nuk do ta rinegociojë marrëveshjen por ende ka hapësirë për sqarime shtesë. Merret vesh se kryeministrja May ka kërkuar garanci ligjore që Britania e Madhe nuk do të mbahet peng i planit për kufirin me Irlandën Veriore në kohë të pakufizuar, shkruan “BBC”.

 

(Kosova Sot)