Edhe Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

  • 11 December 2018 - 15:07
Edhe Sami Lushtaku ftohet nga Gjykata Speciale

Sami Lushtaku, ish komandant i UÇK-së dhe ish kryetar i Skenderajt, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, shkruan Kosova Sot.

"Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë. Kjo është ftesë për intervistim. Z. Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar. Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje", thuhet në njoftimin e avokati mbrojtës, Arianit Koci.

(Kosova Sot)