PSD thotë se Rezoluta për Dialogun është gjithëpërfshirëse

  • 11 December 2018 - 15:37
PSD thotë se Rezoluta për Dialogun është gjithëpërfshirëse

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri ka thënë se ka kaluar një javë që prej se bashkë me Alternativën e Nisman kanë paraqitur rezolutën për dialogun me Serbinë.

Ymeri tha se kjo rezolutë është gjithëpërfshirëse ndërsa shtoi se dialogu i pranueshëm për të është vetëm në rast të njohjes së shtetësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Më rezolutën e proceduar nga ta sipas Ymerit kompetencat për dialogun i barten Kuvendit.

Delegacioni shtetëror ka te drejtë të publikojë dokumente e do të raportojë për dialogun në komisionin e krijuar enkas nga Kuvendi.

Ndërsa Dukagjin Gorani tha se shpreson që rezoluta e propozuar nga ta do të marrë përkrahjen e deputetëve në Kuvend.

Me Ligjin për Dialogun e me rezolutën ky tha se nuk është për qëllim që të minimizohet roli i askujt as i kryeministrit po as i kujtdo qoftë tjetër por ka për qëllim që vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit të Kosovës.

 

(Kosova Sot)