Reagimi nga Shqipëria: Familjes së Thaçit u lejohet tregtia e drogës

  • 11 December 2018 - 17:37
Reagimi nga Shqipëria: Familjes së Thaçit u lejohet tregtia e drogës

Gjatë ditës së djeshme u arrestua Enis Qerka, shoferi i Gani Thaçit, vëllai i presidentit Thaçi. Qerka u arrestua për 113 kilogramë drogë.

“Lidhur me rastin me date 08.12.2018 janë arrestuar edhe katër te dyshuar meshkuj K-Shqiptar dhe si prova materiale janë sekuestruar: një veturë BMË, disa telefona celular, para etj. Me urdhër te prokurorit te dyshuarit dërgohen ne mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë për këtë rast.

E lidhur me këtë, përmes një postimi në facebook, analisti politik nga Shqipëria, Rexhep Shahu ka ironizuar me familjen e presidentit, shkruan Kosova Sot.

"Njerizi e shquar e familjet e shquara kane shpenzime ndaj u lejohet tregtia e droges si familjes se presidentit Thaci", shkruan Shahu në faqen e tij në facebook.

(Kosova Sot)