Nga kush mund të zëvendësohet Theresa May, nëse ajo jep dorëheqje rreth "Brexit"?

  • 11 December 2018 - 19:20
Nga kush mund të zëvendësohet Theresa May, nëse ajo jep dorëheqje rreth

I lidhur ngushtë me marrëveshjen e Brexit, fati i kryeministres konservatore Theresa May mund të lëkundet nga njëra ditë në tjetrën.

Ja një listë me pretendentët kryesore për postin e kryeministrit:

Boris Johnson, rivali i përjetshëm

Ish-kryebashkiaku i Londrës ishte një nga arkitektët kryesorë të fitores së Brexit në referendumin e qershorit 2016.

Ai u emërua ministër i Jashtëm nga Theresa May, por kjo gjë nuk e pengoi aspak për të kritikuar strategjinë e saj në negociatat me Brukselin, para se të jepte dorëheqjen në korrik, duke u bërë një nga kundërshtarët më të ashpër në mesin e konservatorëve.

Karizmatik, popullor dhe politikan i shkëlqyer, ‘’Bojo”, 54 vjeç shquhet për një personalitet që nxit debate.

I pyetur së fundmi nga BBC-ja për ambiciet e tij, ky mbështetës i një divorci pa kompromis i është shmangur pyetjes.

Sajid Javid, konsensuali

Një ish-bankier dhe djali i një shoferi autobusi me origjinë pakistaneze, Sajid Javid, 49 vjeç, imazhi i një Britanie të Madhe moderne dhe multikulturore, është një udhëheqës me ndikim i Partisë Konservatore.

Vetëm për pak muaj në krye të Ministrisë së Brendshme, ai arriti të imponojë stilin e tij dhe të fitojë respektin e deputetëve konservatorë.

Mbështetës i filozofisë theçeriane dhe tregut të lirë, ky ish-euroskeptik doli kundër Brexit në referendum.

Amber Rudd, trashëgimtarja

Ajo u zgjodh deputete në vitin 2010 pas një karriere në financë dhe gazetarisë ekonomike, ajo shoqëroi Theresa May në rrugëtimin drejt pushtetit, mbështetje për të cilën ajo u shpërblye me postin e ministres së Brendshme dhe më pas atë të Punës.

E njohur si person i palodhur dhe shumë eficente, Amber Rudd, 55 vjeçe u përzgjodh “Ministrja e Vitit 2015” nga revista konservatore ‘’The Spectator’’ për punën e saj në krye të Ministrisë së Energjisë.

Një pikë e dobët? Reputacioni i tij si eurofile, i cili mund t’i shërbejë si pengesë gjatë fushatës për t’u zgjedhur kryeministrja e ardhshme.

Michael Gove, hipokriti

Marrja e postit të kryeministrit nuk do të ishte e para për Michael Gove, 51 vjeç, i cili mori përsipër riskun në valën e referendumit të vitit 2016.

Ministri i Mjedisit dhe një kritik i ashpër i materialeve plastike, ky euroskeptik, krahu i djathtë i Boris Johnson gjatë fushatës së referendumit, është një nga garancitë kryesore pro-Brexit të qeverisë së Majit.

David Davis, me shumë përvojë

Davidi Davis, 69 vjeç, ishte ministri i parë i Brexit, një post i krijuar në vitin 2016 për të vënë në zbatim daljen nga BE-ja dhe për të negociuar me Brukselin.

Ky euroskeptik i bindur, i cilësuar dembel dha dorëheqjen me zhurmë në korrik, së bashku me Boris Johnson, me aryetimin për një Brexit shumë të butë propozuar nga Theresa May.

Dominic Raab, ujku i ri

“Gjithmonë jam shprehur se nuk e përjashtoj si mundësi’’, përgjigjet deputeti ultra-liberal 44 vjeçar ndërsa i drejtohet pyetja nëse dëshironte të merrte përsipër drejtimin e ekzekutivit.

Mbështetës i flaktë i largimit nga BE-ja, fitues i rripit të 3 në karate, një ish-avokat i specializuar në të drejtën ndërkombëtare, ishte për një kohë të shkurtër ministër i Brexit mes korrikut dhe nëntorit, para se të jepte dorëheqjen në mosmarrëveshje me traktatin e negociuar me BE-se që ai e gjykon të keq për ekonominë demokracinë britanike.

Jeremy Hunt, Brexiter-i ri

Ministri i Jashtëm 52-vjeçar mbështeti qëndrimin në BE në 2016, përpara se të ndryshonte mendim, i zhgënjyer nga qasja “arrogante” e Brukselit në negociata.

Një ish-biznesmen që flet rrjedhshëm gjuhën japoneze, ai ka skalitur një reputacion si individ që nuk i trembet sfidave, pasi drejtoi për gjashtë vjet shërbimin publik shëndetësor (NHS), i ballafaquar me një krizë të thellë.

Konkurrentë me mundësi të pakta për të fituar garën

Penny Mordaunt – figurë në ngjitje e konservatorëve, ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar, 45 vjeçe në një postim të fundit në internet kritikon mungesën e lidershipit në krye të vendit.

Esther McVey – Ish-ministrja e Punës, 51 vjeçe, u largua nga qeveria në nëntor, e zhgënjyer nga marrëveshja e negociuar me BE-në.

“Nëse qytetarët do ma kërkonin, atëherë sigurisht do të mendoja seriozisht një gjë të tillë”, tha ajo për postin e kryeministrit. 

 

(Kosova Sot)