Sot moti në Kosovë me riga shiu e shkarkime rrufesh

  • E.K /
  • 10 May 2024 - 07:37
Sot moti në Kosovë me riga shiu e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)