Kelmendi: Ismajli, dështimi i radhës në MSH

  • 12 December 2018 - 14:23
Kelmendi: Ismajli, dështimi i radhës në MSH

Analisti i fushës së integrimeve evropiane, Jeton Kelmendi, për gazetën "Kosova Sot", thotë se koha po tregon se edhe ky ministër, Uran Ismajli, është po aq i dështuar sikurse edhe ministrat paraardhës, e mbase edhe më tepër.

"Pra, edhe ky ministër në këtë dikaster me shumë rëndësi po e vazhdon dështimin e tij në vazhdën e dështimeve që i patën ministrat paraardhës dhe për pasojë e kemi një gjendje të mjerë në shëndetësinë tonë tash e dy dekada.

Me një fjalë, edhe ministri Uran Ismajli është njëri nga njerëzit e dështuar të hallkës së ministrave të dështuar të shëndetësisë që kanë qenë që nga paslufta e deri më sot.

Në këtë ministri kanë dështuar edhe ministrat që ishin me profesionin e mjekut, si Bujar Bukoshi, Alush Gashi dhe Ferid Agani, andaj është e natyrshme që të dështojë një njeri me profesion të menaxherit të një kafeneje", potencoi Kelmendi.

 

Lexo edhe këtë: Politika korruptive e MSH-së lë pa pompa mijëra diabetikë 

 

(Kosova Sot)