Sa herë që ngritet nga shtrati, përjeton një dhembje të fortë të kokës

  • 12 December 2018 - 15:47
Sa herë që ngritet nga shtrati, përjeton një dhembje të fortë të kokës

Një grua e cila ka mbetur e lidhur për shtrati, për shkak të një sëmundjeje të nervave të shpinës, ka dëshirë të madhe që ta gjejë një ilaç, në mënyrë që të mund të përkujdeset për fëmijët e saj. Leah Smith, 37 vjeçe, nga Prestatin në Uellsin verior, në fakt, ka më shumë se vetëm një problem shëndetësor. Zonja Smith vuan nga dhembje të mëdha të kokës, mpirja e fytyrës, si dhe problemet me shpinë, ku lëvizja e një pjese të trupit, shkakton paralizën e pjesës tjetër.

Zemra e saj është duke punuar me vështirësi

Kjo nënë e pesë fëmijëve thotë se simptomat e saj ngjajnë me atë të infarktit të trurit dhe se detyrohet të paguajë mjekët, që të përpiqen të gjejë shkaktarin e sëmundjes së saj. Më shqetësues është fakti që mjekët i kanë thënë asaj se zemra e saj është duke punuar me vështirësi dhe se edhe frymëmarrja po i përkeqësohet për shkak se është tepër e dobët. 

Mënyrat alternative të shërimit

'Tani në të shumtën e kohës kam frikë për jetën time', thotë ajo. 'Të kesh frikë të përditshme për jetë, kjo të dëmton në thelb, ta largon sigurinë, ta dëmton shëndetin mendor, personalitetin dhe raportet tuaja. Më nuk e di se kush jam. E vetmja gjë që di është se kam tepër frikë'. Për herë të parë ajo vërejti se diçka nuk ishte në rregull në shkurt të vitit 2017. ajo ndihej sikur të ishte duke përjetuar goditje në tru. Por, pasi që ia bënë analizat, mjekët e lëshuan në shtëpi. Gjendja e saj u përmirësua, për t'u përkeqësuar përsëri pas pak kohe. Ajo filloi që të kishte vështirësi edhe për t'u gëlltitur. Tani ajo, sa herë që e lëvizë kokën, i paralizohet një pjesë tjetër e trupit. Asaj i duhet që të rrijë shtrirë 24 orë në ditë. Problemet e saj shkaktohen nga shtypja e nervave nga strukturat ashtërore. Ajo ka filluar që të mbledhë fonde për të kërkuar mënyra alternative të shërimit. 

 

(Kosova Sot)