Neziraj: Serbia të zmbrapset

  • 12 December 2018 - 16:17
Neziraj: Serbia të zmbrapset

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhevdet Neziraj, për gazetën "Kosova Sot", thotë se është një ide e qëlluar, por shumë e vonuar, sepse masat e reciprocitetit kanë qenë dashur të vendosen menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë."Një fjalë e urtë popullore thotë se më mirë vonë sesa kurrë.

Prandaj, edhe këto masa, ndonëse me vonesë, do të japin efektin e vet dhe Serbia do të detyrohet që shumë shpejt ta pranojë realitetin e ri, sepse nuk është gjë e vogël për një shtet që të humbasësh një treg prej 500 milionë eurove eksporte. Andaj kjo do ta detyrojë Serbinë që të tërhiqet nga politikat sabotuese ndaj Kosovës.

Ndërkaq kam shpresën se Qeveria 'Haradinaj' nuk do të dorëzohet para presionit ndërkombëtar që të heqë këto masa dhe sanksionet ndaj Serbisë, madje edhe duhet që t'i shtojnë akoma më shumë, ashtu si kanë paralajmëruar", theksoi Neziraj.

 

Lexo: Pas taksës 100 për qind, masa të reja për targat dhe dokumentet

 

(Kosova Sot)