Ministri i lopëve dhe ministri i lumturisë humbin zgjedhjet në Indi
Votuesit në Rajasthan dhe Pradesh si duket nuk kanë qenë të kënaqur me dy ministra indianë. Kjo për shkak se ministri i lopëve i ka humbur zgjedhjet e fundit në Indi. Puna e tij kishte mjaft shumë kundërthënie sepse shumë kafshë kanë ngordhur për shkak të helmimit në strehimoret shtetërore gjatë mandatit të tij.
Otaram Dewasi, ministri i parë i ministrisë së lopëve në rajonin e Rajasthanit u zhgënjye nga rezultatet zgjedhore pasi partia nacionaliste “Bharatiya Janata” mori një goditje të rëndë në rajonin perëndimor dhe në dy rajone tjera. Ai nuk është ministri i vetëm që shënoi rezultate të dobëta në mesin e kandidatëve të partisë në pushtet. Edhe ministri i lumturisë, i cili akuzohet për vrasje, ka shënuar rezultate të dobëta në këto zgjedhje.
Ministri i lopëve humbi për 10 mijë vota në krahasim me një kundërkandidat të pavarur. Indianët besojnë se lopët janë të shenjta, prandaj kryeministri Narendra Modi ka ndërmarrë masa për ndëshkimin e atyre që i keqtrajtojnë lopët. Shteti e kishte themeluar ministrinë e lopëve në vitin 2015, kur partia nacionaliste i kishte fituar zgjedhjet, ndërsa tashmë ish-ministri i lopëve dikur kishte qenë polic, shkruan “The Guardian”
(Kosova Sot)