Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet dhe bëhet presidente e Meksikës

  • A.P /
  • 03 June 2024 - 20:10
Claudia Sheinbaum fiton zgjedhjet dhe bëhet presidente e Meksikës

Ka fituar zgjedhjet për presidente e Meksikës një grua me origjinë hebreje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Klaudia Sheinbaum mori një fitore me 60 % të votave, duke mposhtur bindshëm rivalen e saj kryesore që vinte nga rradhët e biznesit.

Përpara se të kandidonte për presidente, Klaudia Sheinbaum ishte kryetare e bashkisë së qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend.

Ndër sfidat e presidentes së re do të jenë negociatat e tensionuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi flukset e mëdha të emigrantëve si dhe lufta kundër karteleve të fuqishme të trafikut të drogës.


(Kosova Sot Online)