Arrestohet i dyshuari për vrasje në Istog

  • 12 December 2018 - 16:42
Arrestohet i dyshuari për vrasje në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për vrasjen që kishte ndodhur në muajin shtator në Istog.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha hetimet kanë çuar te dyshimi se i arrestuari ka vrarë personin me inicialet A.D. i lindur në vitin 1989.

“Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’”, thuhet në njoftim.

I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje.