Paguhej për të shpërndarë ushqim, por e hëngri vet ushqimin e klientëve

  • 12 December 2018 - 18:02
Paguhej për të shpërndarë ushqim, por e hëngri vet ushqimin e klientëve

Përjashtimi nga puna i një shpërndarësi të ushqimit në Indi për shkak se është kapur nga kamerat duke e ngrënë picën e një klienti, ka ngjallur keqardhje dhe simpati të gjerë te përdoruesit e internetit. Në video shihet një burrë në jug të Indisë që e merr një pjesë të ushqimit nga një pako, e pastaj e mbyll prapë atë.

Në fillim, ndaj videos ka pasur reagime të ashpra nga komentuesit. Kompania që e kishte punësuar për të shpërndarë ushqime, ka deklaruar se ai ka bërë gabim njerëzor por për këtë shkak ata e kanë shkarkuar punëtorin. Rrjedhimisht, lajmi për përjashitmin nga puna të këtij personi kanë ngjallur keqardhje te njerëzit.

Sjellja e punëtorit është arsyetuar nga shumë njerëz me orarin e gjatë të punës, kushtet e vështira dhe pagën e ulët. Një punëtor që e bën shpërndarjen e ushqimit i ka thënë BBC-së se pagesa për këtë punë është e vogël. “Dikur i merrnim 85 centë për një shpërndarje por tash i marrim vetëm 60. Sidoqoftë, unë jam i detyruar ta vazhdoj këtë punë sepse më duhet t’i shkolloj fëmijët”, tha një punëtor anonim, shkruan “BBC”.

 

(Kosova Sot)