Meha: Taksa favorizon bizneset vendore

  • 12 December 2018 - 19:11
Meha: Taksa favorizon bizneset vendore

Eksperti fushës së financave, i shkolluar në Angli, Xhevat Meha, për gazetën "Kosova Sot", thotë se masat e Qeverisë së Kosovës, si taksa shtesë prej 100 për qind, ashtu edhe masat tjera shtesë të paralajmëruara, janë më shumë veprime politike sesa ekonomike, për faktin se synimet që pritet të arrihen nga këto masa janë politike në rend të parë."Taksa 100 për qind u ndihmon bizneseve të Kosovës që të depërtojnë më lehtë në tregun e Kosovës, për shkak të pozitave pothuajse monopoliste që bizneset e Serbisë kanë pasur në Kosovë. Kjo nuk është zgjidhja më e mirë, ose të paktën nuk është zgjidhje afatgjate. Qeveria edhe mund të marrë masa shtesë ndaj Serbisë, ashtu si e vlerëson të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Kosovës. Mirëpo, duhet pasur parasysh se këto masa nuk janë masa që merren në një gjendje normale, janë një lloj lufte politike dhe është e pritshme që edhe pala tjetër të marrë masat e veta", theksoi Meha.

 

 

(Kosova Sot)