May nuk do të kandidojë për kryeministre në zgjedhjet e radhës

  • 12 December 2018 - 19:36
May nuk do të kandidojë për kryeministre në zgjedhjet e radhës

Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi sot para deputetëve të partisë së saj konservatore se synon të largohet nga funksionet para zgjedhjeve legjislative të ardhshme në 2022, njoftoi parlamentari konservator, Alec Shelbrooke.

“Ajo tha se nuk ka për qëllim të drejtojë fushatën për zgjedhjet e 2022”, deklaroi ky deputet për median.

Kryetarja e bëri këtë deklaratë para Komitetit 1922, përgjegjës për organizimin e brendshëm të konservatorëve, para një vote mosbesimi të filluar nga deputetë të partisë së saj që janë kundër marrëveshjes së arritur me BE-në mbi Brexit.

 

(Kosova Sot)