Më shumë rrymë në dimër

  • 12 December 2018 - 20:56
Më shumë rrymë në dimër

Po përfundohen të gjitha punët.

Gjithçka tashmë është gati për të kthyer në funksion në gjendje krejtësisht të re Bllokun B1 të Termocentralit Kosova B.

Projekti i renovimit të këtij blloku, i sjell vendit më shumë energji që prodhohet.

Ky projekt rinovimi në tërësi i linjës B, do të afektojë direkt prodhimin sidomos për sezonin e dimrit, kur për shkak të temperaturave të ulëta shfaqen telashe në prodhim.

Në këtë rinovim, pjesëmarrës prej ditës së parë deri më tash ka qenë edhe Drin Shahini, në cilësinë e menaxherit të projektit.

Pas pak ditësh, me 280 megavatët që i prodhon momentalisht termocentrali B, bashkë me më shumë se se 100 megavatët e Termocentralit A dhe 300 të Bnjëshit, vendi do të prodhojë rreth 800 megavat energji elektrike për orë.

Kështu, krijohet një qëndrueshmëri në prodhim.


(Kosova Sot)