Ambasadori amerikan për ushtrinë: Votimi nesër është historik për Kosovën, SHBA do ta mbështes
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett, përmes një postimi në rrjetin social twitter ka thënë se votimi për tranzicionin e FSK-së, është votim historik për Kosovën.
”Votimi i nesër për tranzicionin e FSK-së është historik për Kosovën. SHBA do të mbështesin zhvillimin profesional dhe evolucionin organizativ të FSK-së, i cili duhet të luajë një rol pozitiv për Kosovën dhe rajonin, duke reflektuar si karakterin multietnik të vendit dhe ... përkushtimin e popullit të Kosovës për paqen. Seanca e nesërme e Kuvendit dhe ceremonia e FSK-së duhet të jenë raste për reflektim dhe ri-përkushtim solemn për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin për Kosovën dhe fqinjët e saj. Tani është koha që të gjithë liderët dhe palët e interesuara të përqendrojnë energjinë në Dialog”, ka shkruar ambasadori amerikan Kosnett në Twitter, përcjellë Kosova Sot.
(Kosova Sot)